Shtohen tensionet mes dy shteteve/ Raketa që shkrumbon anijet, Turqia i përgjigjet ashpër Greqisë. Çfarë po paralajmëron guvernatori?

Dujet që tensionet mes dy vendeve po vazhdojnë të shtohen. Anadol Agency shkruan se raketa e parë detare e Turqisë “Atmaca” u testua të enjten në rajonin e Detit të Zi. Aktivitetet e provës së “Atmaca”, një raketë me rreze të gjatë anti-anije e zhvilluar nga Roketsan, u kryen në provincën veriore të Sinopit, sipas guvernatorit të qytetit.

Advertisements

“Produkti ynë Atmaca do të frikësojë armiqtë”, citohet të ketë thënë komandanti i Forcave Detare, Admiral Adnan Ozbal, pasi vëzhgoi testet së bashku me Erol Karaomeroglu, guvernatorin e Sinopit.

Sipas AA, Roketsan vë në dukje “Atmaca” është një raketë godi tëse me precizion të lartë, me rreze të gjatë, e cila mund të integrohet me anije patrullimi, fregata dhe korveta.

Advertisements

Siç shkruan TRT, slogani “frikë për armikun, siguri për miqtë tanë” u përdor për raketën e prodhimit plotësisht vendas.

Ekspozimi i raketes turke vjen ne nje kohe qe Greqia ka marre ne dorezim avionet e pare Rafaele te porositur nga Franca, te cilet kane kryer patrullimet e para ne hapesiren detare greke e cila ka qene objekt tensionesh me Turqine vitin e fundit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKamioni përplas motoçikletën, plagosen rëndë burrë e grua. Detajet si ka ndodhur aksidenti
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci jep lajmin fantastik