“Shqipëria nuk është mëmëdheu i Kosovës”, historiani i njohur jep një deklaratë provokuese

Historiani i njohur Oliver Jens Schmitt, që ka bërë disa libra për Shqipërinë, më provokuesi ndër të cilët ai për Skënderbeun, thotë se Shqipëria nuk është mëmëdheu i Kosovës.

Advertisements

Sipas tij, dy vendet thjesht kanë një kulturë të përbashkët, ashtu siç e kanë shumë vende të tjera në Europë.

“Shqipëria nuk është mëmëdheu i Kosovës. Kosova është shteti i dytë shqiptar. Dhe shqiptarët e Kosovës e dinë vetë se kush është Vuçiqi dhe Tirana, kryeministri i atjeshëm, nuk mund të negociojë në emër të tyre me Beogradin.

Advertisements

Kosova e Shqipëria janë dy shtete me një kulturë të përbashkët. Kjo nuk është përjashtim në Europë. Kultura demokratike në Kosovë është më e zhvilluar se në Shqipëri dhe më pak autoritare se në Tiranë.

Te kosovarët ekziston një kulturë e vetëorganizimit. Politika e Millosheviqit synonte një Kosovë pa shqiptarët. Gjysma e popullsisë u dëbua nga paramilitarët dhe policia serbe.

Vullneti i palës serbe për të shkat ërruar shoqërinë shqiptare të Kosovës ishte i qartë. Albin Kurti ka të drejtë kur tha se Serbia ka nevojë për një Ëilly Brandt që bën një gjest kërkimfaljeje.

Serbia ishte vendi që nisi luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Serbia deshi Serbinë e Madhe. Kosovarët nuk e kanë nisur këtë luftë”, tha ai.

Në lidhje me librin e tij për origjinën e Skënderbeut, që ka hapur shumë debate, Schmittt ka thënë:

“Nuk jam përpjekur ta çmitizojë Skendërbeun, por ta përshkruajë ashtu siç ishte, pra Zot i Arbërisë dhe figurë madhështore. Kundër librit tim folën disa njerëz që nuk e kishin lexuar fare librin.

Ata kishin frikë se tani po vjen një i huaj që paguhet nga dikush, ndonjë shtet… Unë nuk bëj gjëra të tilla, nuk do të bëja kurrë. Skënderbeu e meriton pozitën që e ka në historinë shqiptare.

Çka kam synuar është vlerësimi i tij në bazë të burimeve bashkëkohore. Pra, ai është figurë madhështore.

Por unë e hedh poshtë përshkrimin që i bëhet Skënderbeut nga shkolla enveriste. Shqipërisë i duhet një shkollë kritike e historise”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTifozët i përmendin gruan dhe vajzën, Granit Xhaka nuk duron më : “Hajde përballuni me mua, nuk keni punë me familjen time”
Artikulli tjetërGjykata jep një vendim historik, detyron burrin t’i paguajë një shumë marramendëse ish-gruas për vitet e punës si shtëpiake