“Shkova në punë sepse nuk kisha mundësi tjetër”- CNN sjell historinë e gruas së infektuar me COVID që theu rregullat: Ndihem fajtore!

TOPSHOT - People walk past shops, temporarily closed down due to current coronavirus restrictions, in Leeds, northern England on January 6, 2021, on the second day of Britain's national lockdown to combat the spread of COVID-19. - Britain toughened its coronavirus restrictions on Tuesday, with England and Scotland going into lockdown and shutting schools, as surging cases have added to fears of a new virus variant. (Photo by Oli SCARFF / AFP) (Photo by OLI SCARFF/AFP via Getty Images)

Ndërsa pandemia e COVID-19 vijon të mbajë në izolim dhe nën masa të rrepta botën, disa prej qytetarëve janë të detyruar t’i thyejnë rregullat për shkak të mundësive ekonomike.

Advertisements

E njëjtë është edhe historia e Annës, nga Mbretëria e Bashkuar, e cila ndonëse ishte e infektuar me COVID dhe paraqiti simptoma të lehta, ishte e detyruar të shkonte në punë, për të fituar sa më shumë para.

37-vjeçarja ka punuar edhe në kulmin e shpërthimit të pandemisë dhe pastronte një zyrë në Londër e cila ishte e hapur, por e zbrazët, sepse shumica e stafit po punonte nga shtëpia. CNN nuk e zbulon emrin e vërtetë të Anës, pasi ajo ka frikë nga veprimet që mund të ndërmarrë punëdhënësi i saj.

Advertisements

Punëdhënësi i Anës këmbënguli, që ajo të vazhdojë të pastrojë ndërtesën gjatë pandemisë, por i shkurtoi orët e saj nga pesë në ditë, në katër. Ajo fiton 10.75 £ (14.77 dollarë) në orë.

“Unë jam detyruar të shkoj të punoj në një ndërtesë që nuk ka njerëz. Askush nuk është në punë, unë jam vetëm”, tha ajo.

Muajin e kaluar Anna u infektua me Covid-19. Ajo është e paqartë nga e ka marrë, por tha se ka të ngjarë në autobus. Ajo jeton në jug të Londrës dhe thotë se në fillim virusi i krijoi asaj shumë këputje trupi.

“Unë kisha shumë kollë, ethe, lodhje dhe marrje mendsh. Dhe më duhet një kohë të gjatë për tu rikuperuar, sepse kjo sëmundje është shumë e dhimbshme dhe e tmerrshme”, tha Anna.

Por pasi qëndroi në shtëpi për disa ditë, ndërsa u shërua nga sëmundja, Anna vendosi të shkonte në punë, pasi ajo po merrte vetëm një pagë të pjesshme.

Rregullat e qeverisë britanike thonë se ndërsa shërohen nga Covid-19, pacientët duhet të vetë-izolohen për të paktën 10 ditë të plota.

“Unë ndjeva vetëm lodhje dhe kisha dhimbje koke. Kjo është arsyeja pse unë shkova në punë. Gjithashtu nuk kisha mundësi të qëndroja në shtëpi sepse kam marrë shumë pak rrogë. Ndihem fajtore që shkova në punë dhe infektova më shumë njerëz, por nuk kisha mundësi tjetër”, përfundoi Anna.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNumrat nuk njohin rënie/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat: 1124 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ja sa pacientë ndërruan jetë
Artikulli tjetër“Shko dhe në krevat po deshe…”, Ana e Për’puthen debaton me Bledi Manen për tradhtinë