‘Shefqet Ndroqi’ nuk pranon më pacientë. Familjarët presin në radhë për t’u çuar ushqim dhe veshmbathje të shtruarve

Spitali i Infektivit ka pasur një dyndje personash ditën e sotme. Kjo pasi familjarët janë paraqitur në ambientet e spitalit për ti dërguar të afërmëve të tyre ushqim dhe veshmbathje. Në videon e publikuar nga ‘Abcnews’ shihen familjarët që presin orarin e dorëzimit të ushqimit.

Advertisements

Bëhet me dije se numri i pacientëve me Covid te spitali ‘Covid1’ është shtuar dhe i tejmbushur pasi te ‘Shefqet Ndroqi’ nuk ka më kapacitet.

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja dy ditë më parë kur u shënuan 1168 raste të reja. Situata është e rëndë edhe me vikt.imat, ku për një javë, 80 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.

Advertisements

Autoritetet pritet të njoftojnë një shtrëngim të masave, ndërsa qeveria deklaron se ka dyshime të forta se ka hyrje të varianteve të reja të COVID-it në Shqipëri, por asgjë nuk është provuar, për shkak të mungesës së ekzaminimit në vendin tonë të varianteve të reja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpidemiologu nxjerr prapaskenat: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri! Ky është qyteti ku janë zbuluar 4 raste
Artikulli tjetërKujdes! 10 shenjat që paralajmërojnë praninë e një tumori