Sarandë/ I riu përplas këmbësoren, 30-vjeçarja lihet e shtrirë në tokë në mes të qytetit (PAMJE TË RËNDA)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku është plagosur një vajzë 30-vjeçare.

Advertisements

Automjeti i drejtuar nga një 24-vjeçar ka aksidentuar këmbësoren, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në pamjet që ka siguruar Top Channel, duket se 30-vjeçarja është shtrirë në tokë dhe pranë saj janë afruar qytetarët për t’i dhënë ndihmën e parë.

Sarandë/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak5 shenja që tregojnë se (ish)partneri/ja juaj është narcist/e
Artikulli tjetër“Gjithçka e bardhë dhe unë e zezë”, stuhi dhe lumë komentesh për Wanda Nara-n dhe Icardin: Sulmuesi like lojtarëve të Juventusit