Rriten shifrat nga COVID-19 në Kosovë/ Shënohen 453 raste të reja. Ja sa persona kanë humbur jetën

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 453 raste të reja.

Advertisements

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë testuar 3.680 mostra në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Po ashtu, janë shëruar edhe 206 pacientë.

Advertisements

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë: mbajtjen e maskave, mbajtje e distancës dhe higjienën personale. Në të kundërtën, nëse trendi i infektimeve ditore vazhdon, autoritetet qendrore kanë paralajmëruar ashpërsim të masave.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 28 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 69.230 raste me koronavirusin e ri. Prej tyre, 1.599 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 59.849 pacientë janë shëruar

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Bashkia nuk njeh krizë nga pandemia’/ Kryebashkiaku i Skraparit blen automjetin luksoz me lekët e shtetit
Artikulli tjetërVIDEO/ Aksident i rëndë në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar, plagosen 4 të tjerë. Detajet e ngjarjes