Situata sinoptike pritet të ndryshojë sërish ditën e enjte pasi do të mbizotërojnë vranësirat e dendura. Reshjet e shiut parashikohen të vazhdueshme. Intensiteti i tyre do të jetë mesatar në formën e shtrëngatave.
Advertisements
Intensitet të lartë, në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike parashikohet të ketë në pjesën veriore dhe bregdetare. Pasdite, reshjet do të humbin intensitet me shi të dobët e të përkohshëm. Borë në zonat malore.
Era, do të fryjë me drejtim juglindje e prej mesditës veriperëndim me shpejtësi 3-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.
Advertisements
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 5°C deri në 9°C
zonat e ulëta 7°C deri në 13°C
zonat bregdetare 9°C deri në 14°C
Temperaturat do të pësojnë rënie të vazhdueshme në mbrëmje.
Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!