Reja afrikane pushton Shqipërinë, ‘pushton Fieri, Korça dhe Pogradeci, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Reja e madhe e pluhurit nga shkretëtirat zbriti Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke qenë se qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore ndikuan edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Advertisements

SHQIPËRI– Shqipëria është pushtuar nga ‘reja e madhe afrikane’. Siç edhe u parashikua një javë më parë, qytete si Fieri, Korça e Pogradeci janë nën pushtimin e mjegullës së dendur, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve.

Reja e madhe e pluhurit nga shkretëtirat zbriti Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Duke qenë se qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore ndikuan edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Advertisements

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Fieri, Korça, Pogradeci dhe disa akse nacionale në këto zona janë mbuluar nga mjegulla e dendur. Shikimi është mjaft i kufizuar në këto dy qytete dhe rrethinat e tyre, e për këto arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë me shpejtësi të kufizuar.

Në ditët në vijim pritet të ketë edhe prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave në orët e mëngjesit, ndërsa temperaturat do të shkojnë nga 14 gradë celsius në zonat malore, në 19 gradë celsius në zonat bregdetare.

(f.m/dosja.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesç me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe 140 km/orë dhe nën atmosferën e këngës popullore, i riu që humbi jetën në Rrugën e Kombit po ecte me shpejtësi skëterrë, 33-vjeçari publikon VIDEO pak minuta para aksidentit qe i mori jeten
Artikulli tjetërNëse një grua shtatzënë infektohet me Covid-19, ja çfarë duhet të dini