Rama-Manastirliu nga stadiumi “Air Albania”: Nis vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç

Ka nisur ditën e sotme vaksinimi antiCOVID për të moshuarit mbi 80 vjeç. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër vaksinimin antiCOVID për personat mbi 80 vjeç në stadiumin Air Albania, i cili ka filluar me personalitetet e njohura dhe është pasuar me të moshuar të tjerë të së njëjtës kategori.

Advertisements

“Janë 80 të moshuar mbi 80 dhe 90 vjeç që vaksinohen sot në Arenën kombëtare. Janë edhe personalitete por gjithashtu edhe të moshuar të tjerë të zgjedhur nga mjekë të familjes”, tha Manastirliu.

Në stadiumin Arena Kombëtare u vaksinuan Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Dhimitër Anagnosti, Pirro Milkani, Fedhon Meksi, Besim Elezi, Alfred Serreqi, Sherif Meidani, Pëllumb Karagjozi, etj si dhe të moshuar të fashës 90 vjeçare, që u organizuan nga mjekët e familjes.

Advertisements

Kreu i qeverisë takoi edhe disa prej tyre dhe ndër to ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili po merrte dozën e parë të vaksinave.

Rama-Moisiut: Gjigand si je mirë?

Moisiu: Mirë!

Rama: Do të ulesh pak se është procesi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇifti shqiptar, jehonë në botë/ Shërbyen qindra vakte falas për banorët e Teksasit
Artikulli tjetërKosovë/ 1 viktimë dhe 398 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit