Psikiatria e njohur tregon 5 gabimet që bëjmë qe në mëngjes

Një rutinë e rregullt e mëngjesit është shumë e rëndësishme për vijueshmërinë e ditës, ndaj duhet të kemi shumë kujdes me veprimet që bëjmë sapo zgjohemi.

Advertisements

Mjekja psikiatre, Arjana Rreli ka folur në një lidhje Skype për “Wake Up” për disa prej problemeve që bëjnë njerëzit në mëngjes, duke filluar nga alarmi deri tek ushqimi.

Rreli u shpreh se mëngjesi anglez rekomandohet më së shumti për të marrë proteinat e duhura që i nevojiten trupit.

Advertisements

“Mëngjesi anglez është një nga ato që rekomandohet, sepse është me shumë proteina, ndërkohë që karbohidratet ndikojnë tek pjesa hormonale. Janë fond energjie për ne, por është mrekulli të arrish raporte të shkëlqyera.

Normalisht duhet që të mos mungojnë proteinat në mëngjes. Ne na mjafton qumështi me mjaltë apo sheqeri që marrim tek kafeja e mëngjesit që na duhet për të vazhduar në normalitetin dhe intensitetin”, tha Rreli.

Sa i përket mirëqenies mendore, Rreli u shpreh se dita nuk duhet të fillojë me stres, por me qetësi, pasi e kundërta mund të sjellë ulje të performancës gjatë ditës.

“Gjërat e rëndësishme do t’i bëjmë se s’bën. Fillon që nga zilja. Nëse nuk i japim kohë vetes për të bërë ritualet tona dhe për të menduar për prioritetet, imagjinoni sa në stres e fusim mendjen tonë që në mëngjes për disa gjëra që janë më se të zakonshme. Nëse fillojmë me këtë stres, adrenalina nuk do të na ledhatojë gjatë ditës, por niveli i stresit do të ulë performancën tonë”, u shpreh psikiatria e njohur.

5 gabimet që bëjmë në mëngjes

Gabimi 1: Shtyrja e butonit të alarmit

Gabimi 2: E lemë mendjen tonë që të drejtohet nga telefoni

Gabimi 3: Konsumimi i sheqerit sapo zgjoheni

Gabimi 4: Moslarja e fytyrës në mënyrë të duhur ose mospërdorimi i SPF

Gabimi 5: Mirëqenia juaj mendore duhet të jetë e para, pavarësisht sesa nxitoni

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqetësuese/ Të rinjtë kanë më shumë gjasa të ri-infektohen dhe të përhapin më shumë virusin, ja çfarë thot studimi
Artikulli tjetërMos e hidhni kurrë në plehra lëkurën e këtij produkti që e keni të gjithë në shtëpi/ Pastron organizmin nga të gjitha toksinat dhe ju ndihmon që të bini në peshë