“Pres të më fusin brenda”, mjeku Prifti tregon burimin e eurove të gjetura në shtëpi, kryeministri Rama i dha “urdhër” prokurorisë

Ditën e sotme prokuroria ka kërkuar “arre st me bu rg” për mjekun Edvin Prifti, emri i të cilit doli nga përgjimet e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Advertisements

Atij iu sekuestruan edhe 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë që iu gjetën në banesë dhe në zyrën e tij, ndërsa në një intervistë për Neës 24 ai u shpreh se ajo shumë ishte nga një shitje e pronës së trashëguar që kishte bërë bashkëshortja e tij.

Mjeku akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi disa minuta më parë se mjeku ishte në bu rg. Prifti tha se kryeministri i dha një urdhër prokurorisë për ta bu rgosur atë, ndaj edhe nga vendimi i gjykatës pret që të bur goset.

Advertisements

“Kjo është një kërkesë që bëri prokurori, që bazohej në faktin e një sasie të ardhurash që u gjendën në shtëpinë time dhe e konsideroi të arsyeshme një ashpërsim të masës në arr est me bu rg. Pasi ai e kërkoi këtë, ne paraqitëm gjithë dokumentacionin që këto janë të ardhura të ligjshme nga një kontratë shit-blerje nga një pronë e bashkëshortes time që e ka trashëguar nga prindërit. Çdo gjë që kam në jetën time e kam konsideruar të ligjshme dhe me punën që kam bërë, pasi kam punuar në qendrat më të mira kërkimore të botës dhe vetëm çmimet që kam marrë arrijnë në 220 mijë euro. Ato lekë të sekuestruara ishin të bashkëshortes dhe nuk e pashë të arsyeshme që për 48 orë t’i depozitoja.

Kam besim se drejtësia mund të funksionojë, por pak orë më parë politikanë, përfshirë edhe kryeministrin tahnë që unë jam arrestuar dhe me sa duket unë po shkoj drejt arre stimit. Deklaratat e kryeministrit duhet t’i komentojë i gjithë publiku. Mund të ketë qenë lapsus, por edhe një urdhër për prokurorinë. Nuk e di nëse është presion, urdhër apo lapsus, këtë do e vërtetojë koha. Unë jam këtu pas një kontributi të jashtëzakonshëm për vednin tim, pasi i gjeta qytetarët duke mbushur “charter-a” për t’u operuar në Turqi. Unë kam qenë ai që deno ncova pandeminë C OVID-19, që mbrojta studentët, që kamë dhënë kontributin tim për Shqipërinë.

Paratë ishin në shtëpi pas shitjes së pronës nga bashkëshortja ime dhe motra e saj. Do blihej një objekt tjetër, që edhe ai do të blihej me “cash”, ndaj menduam që t’i mbanim në shtëpi. Unë pres që të më burgosin, pasi edhe vendimi u tha nga të tjerë”, tha mjeku Prifti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të komplimentosh të pasmet, shalët, gj*ksin e një vajze…”/ Plas keq, Fatma i kthehet ashpër Arjan Konomit dhe nuk i lë gjë pa thënë
Artikulli tjetërBasha poston videon dhe thumbon Ramën: Po bëhet çdo ditë e më karagjoz!