Këngëtarja Fjolla Morina, është bërë më në fund “e gjallë” pasi ndodhet në arrati prej disa javësh.
Advertisements
Morina ka postuar një foto nga tubimi i Albin Kurtit në ‘Instastory’, me mbishkrimin ‘mbret’, duke e mbështetur kreun e Vetëvendosjes në Kosovë.
Advertisements
Disa javë më parë, Fjolla Morina u bë “kryefajala” e mediave rozë pasi u shpall në kërkim nga policia.
Mbi të ishte vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” të cilën e theu teksa u arratis nga shtëpia në Kukës.
Fjolla Morina është në gjykim e sipër për kryerjen e veprës penale “trafikim i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!