Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron ashtu si policia se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar deri më datë 08/03/2021.
Po sipas njoftimit të MEPJ,
Advertisements
Sipas MEPJ, vendimi për shtyrjen e afatit të bllokimit është marrë nga qeveria greke, në kuadër të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar, për shkak të pandemisë COVID-19.
“Për pasojë, deri më datë 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).
Advertisements
❗️Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”,- sqaron MEPJ.
(BalkanWeb)
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!