Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ishte së fundmi e ftuar në “Pardon my french” në “Top Albania Radio”.
Advertisements
Ajo foli gjerë e gjatë për skandalin Tea-Beart.
Olsa deklaroi se fjalët që janë thënë nga Tea dhe Andi, se si produksioni i ka detyruar për të gjitha, nuk janë të vërteta.
Advertisements
Ajo tha se ka pasur indikacione që Tea dhe Bearti ishin miq, por jo që ishin në një lidhje.
“Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte. Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën. Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemaxhinjsh. Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor. Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe t’u shtoja peshën”, tha Olsa.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!