Përgatitet vetëm me 2 përbërës, ky është lëngu që largon dhimbjen e kokës në pak minuta

Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato.

Advertisements

Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë.

Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm.

Advertisements

AgroWeb.org ju sjell një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë).

Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekomandohet kripa rozë e njohur me emrin kripa e himalejeve (e gjeni në dyqane dhe markete) por mund të përdoret edhe kripa e zakonshme.

Si Ta Kuptoni Nëse Kjo Kurë Funksionon Për Ju

Çdo trajtim apo kurë natyrale funksionon ndryshe tek njerëzit.

Dhimbjet e forta të kokës si dhe migrena prek 1 në 10 njerëz në botë dhe secili prej tyre rrëfen simptoma herë të ngjashme e herë të ndryshme.

Kura me kripë dhe lëng limoni është e mirë për njerëzit që kanë simptomat e mëposhtme:

Të përziera e të vjella,

Mpirje,

Therje,

Marramendje,

Ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës dhe aromave,

Dhimbje që zgjat nga 2 deri në 72 orë

Dhimbje pulsuese të kokës.

Shkaktarët Kryesorë Të Dhimbjes së Fortë të Kokës

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se stresi mund të jetë një nga shkaktarët e dhimbjes së fortë të kokës por edhe migrenës.

Dhimbjet në fillim zgjasin pak por stresi i vazhdueshëm mund të transformojë një dhimbje koke të thjeshtë në migrenë.

Konsumi i alkoolit dhe mungesat e vitaminave janë dy arsye të tjera të forta për shfaqjen e migrenës.

Por një nga shkaqet më të rëndësishme është dehidratimi dhe prishja e ekuilibrave të elektroliteve.

Elektrolitet janë minerale të rëndësishme për funksionet e organizmit.

Një prej këtyre mineraleve është magnezi, i cili ndër të tjera lufton inflamacionin.

Dhimbja e fortë e kokës besohet të jetë një reagim inflamator në organizëm.

Kjo është edhe arsyeja përse kripa që duhet të përdorni në kurën e lartpërmendur duhet të jetë rozë sepse është e pasur me magnez./AgroWeb.org

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi theu rregullat e COVID, këngëtarja shqiptare ‘nuk bindet’, shoqërohet nga policë
Artikulli tjetërThirrja e Luana Vjollcës ndaj efektivëve të policisë kur denoncoi të riun nga Gjakova: Ju lutem mos …