Përfundon numërimi i votave në Kosovë, ja rezultati historik me të cilin kryeson Vetëvendosja

Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë, veçse ka mbetur që të procesohen edhe rreth 1% e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ), ka thënë kështu zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

Advertisements

Në faqen e KQZ’së janë të publikuara momentalisht statistikat e numërimit të 98,84% për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47,96% të votave, në vendin e dytë qendron PDK-ja dhe në vendin e tretë LDK.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNK) po vazhdon të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur dje gjatë ditës së zgjedhjeve.

Advertisements

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojmë të pranojmë materialin e ndjeshëm zgjedhor i cili gjatë ditws së zgjedhjeve ka qenë i shpërndarë në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Më lejoni gjithashtu t’iu njoftoj se numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet ka përfunduar të dielën në mbrëmje dhe në web faqen e KQZ-së janë procesuar të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve, kanë mbetur disa vendvotime numër i vogël rreth 40 prej tyre të dhënat e të cilave do të përditësohen do të ngarkohen në web faqe gjatë ditës së sotme”, tha Elezi.

Ndërkohë në pritje për numërim mbesin votat me kusht dhe ato me postë. Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Infektohet me COVID-19 ministrja e Arsimit Evis Kushi, ja si paraqitet gjendja e saj
Artikulli tjetërVendi i izoluar! Taulant Balla ia lë fajin “motit”: Jam 44 vjeç, s’kam parë borë të tillë! Nuk thote asnje fjale per ata qe duhet ti mirembajne