PD apo PS? Blendi Fevziu e pyet për bindjet politike, Gentian Zenelaj bën deklaratën e fortë në mes të emisionit

Aktori i njohur Gentian Zenelaj ka deklaruar se është kundër qeverisë aktuale që drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Opinion”, Zenelaj tha se është kundër Ramës, por përmendi edhe faktin që ka qenë kundër qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha.

Zenelaj shtoi se artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar dhe do të kontribuojë për qytetarët.

Advertisements

“Jam përpjekur gjithmonë të jem kundër qeverive. Përgjithësisht unë jam kundër qeverisë që po qeveris. Artisti duhet të jetë gjithmonë opozitar me qeverinë që është në pushtet. Duke qenë opozitar je rregullues dhe monitorues. Kam qenë dhe kundër Berishës kur qeveriste dhe kundër Ramës. Artisti dhe një figurë publike duhet të jetë i tillë,”-tha Zenelaj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJu pëlqejnë qershitë e thara? Ja 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini
Artikulli tjetërI fundit/ Tërmeti i fortë shkund Greqinë, ja ku ishte epiqendra