Pasi theu rregullat e COVID, këngëtarja shqiptare ‘nuk bindet’, shoqërohet nga policë

Pasi theu rregullat anti-covid në Britani të Madhe gjatë pandemisë kur organizoi festë për ditëlindje në një restorant, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkuar në Australi dhe aty është shoqëruar nga policia.

Advertisements

Mediat australiane kanë fotografuar këngëtaren që shoqërohet nga policë të ar matosur, të cilët po e dërgojnë në karantinë sipas rregullave të udhëtimit për këdo që hyn në Australi.

30-vjeçarja duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë në dhomën e saj të hotelit, për shkak të masave të rrepta që ka vendosur qeveria australiane.

Advertisements

Në fotot e shkrepura në aeroportin ndërkombëtar të Sidneit, Rita Ora ka mbuluar tërësisht fytyrën, është veshur me pallto ngjyrë bezhë, teksa policë të armatosur e shoqëruan përgjatë gjithë rrugës deri në hotel ku do të qëndrojë në karantinë.

E megjithatë, do të jetë një karantinë luksoze për Rita Orën, pasi do të qëndrojë në një hotel me 5 yje ku një natë kushton 270 Paund.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShifrat e larta të rasteve me Covid-19, mjeku Alimehmeti: Ja kur do duket efekti i vaksinës
Artikulli tjetërPërgatitet vetëm me 2 përbërës, ky është lëngu që largon dhimbjen e kokës në pak minuta