Pas fundjavës së acartë/ Si do të jetë moti javën e ardhshme?

Temperaturat e ulëta pritet të mbizotërojnë në vendin tonë edhe në ditët në vijim.

Advertisements

Sonte reshje të pakta bore vijojnë në pellgjet Koman-Vau i Dejës ndërsa reshje deri 40 cm do të ketë pellgu i Fierzës deri paraditen e së dielës. Pasditja e së dielës dhe ditët në vijim paraqiten vetëm me reshje të pakta.

Në zona të izoluara të skajeve veri-verilindje deri nga data 18 shkurt kur priten reshje të pakta kryesisht në pellgun e Fierzës dhe sërish borë. E njëjta situatë me reshje të pakta kryesisht bore paraqitet edhe në datat 21 deri në 25 shkurt ndërsa më tej, deri në këto momente nuk ka sinjale për reshje deri në fund të shkurtit.

Advertisements

Temperaturat mbeten shumë të ulëta në të gjithë basenin e Drinit deri të enjten, data 18 shkurt kur pritet një rritje me 3-4 gradë por sërish vlerat minimale mbeten rreth -6 gradëve. Nga data 19-25 shkurt, temperaturat do të pësojnë ulje/ngritje me 3-4 gradë por mbeten në vlera negative. Pritet një rritje e temperaturave në 2-3 ditët e fundit të shkurtit por është shumë larg për të pasur siguri në këtë parashikim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti i keq/ ARRSH jep të dhënat më të fundit për aksin problematik Milot-Lezhë
Artikulli tjetërPneumologu i jep lajmin e keq Arditit të infektuar: Vaksina e Covidit nuk shëron por krijon komplikacione të rënda