Partnerja e Stresit e ndien veten të moshuar për ditëlindje

Partnerja e Stresit, Keisi, ishte diten e djeshme vajza e ditëlindjes dhe këtë na e tregoi vetë në llogarinë e saj në “Instagram”.

Advertisements

Familjarët e kanë surprizuar Keisin sapo ka hyrë data 11, me një tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen”, bashkëngjitur me shifrën e moshës së saj. Megjithëse ne s’na duket aspak kështu, Keisi ka nisur ta ndiejë veten “të moshuar” pasi ka mbushur sot 25 vjeç.

“Jam zyrtarisht e moshuar”, shkroi partnerja e reperit krahas fotos, duke e shoqëruar me emojin e një gjysheje. Nuk e dimë nëse Stresi e ka uruar apo jo partneren e tij në privat, mirëpo s’pamë asnjë urim në publik.

Advertisements


Teksa Keisi feston sot ditën e veçantë të lindjes në Kanada, Stresi vazhdon normalisht aktivitetet e ditës së tij në Shqipëri dhe në fakt s’dihet ç’po ndodh mes tyre.

Ata e kaluan gjithashtu Vitin e Ri të ndarë, teksa na shkrinë zemrat me urimet e tyre të ndjera për njëri-tjetrin. I pari ishte reperi ai që postoi një foto me Keisin ku shkruante se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve bashkë, por i uronte asaj më të mirat e botës!

“E shtrenjtë Keisi, të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”.

Nuk ka vonuar as reagimi i Keisit, e cila po ashtu ka postuar një foto në “Instastory”, ku ndër të tjera pohon: “Vërtet, asnjë vit të ri s’e kemi festuar, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar pa të mbajtur në zemër gjithmonë!”.

Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat aluduan për një ndarje të mundshme mes tyre. Megjithatë, i ftuar në “Shiko kush luan”, Stresi i hodhi poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë ende bashkë.

Ai madje tregoi disa ditë pas kësaj interviste se në planet e tyre paska qenë edhe dasma, por për shkak të pandemisë e kanë lënë për një moment të dytë. Ndër të tjera, reperi bëri edhe deklaratën më romantike të mundshme duke thënë se është shumë me fat që ka Keisin në krahë dhe se është shumë e vështirë të gjesh një vajzë si ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Çdo ditë je shembull për mua”/ Bashkëshortja e Lulzim Bashës publikon foton dhe bën dedikimin e veçantë për Shën Valentin
Artikulli tjetërIncident në akull, 6 persona paraqiten me fraktura në spitalin e Elbasanit