Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait.
Advertisements
Prej disa ditësh ata po shijojnë ditët më të bukura me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre Hanën.
Advertisements
Madje nuk janë përpjekur fare të fshihen gjatë kësaj kohe, pasi Mozzik ka postuar në rrjete sociale edhe fotografi me Loredanën.
Dyshja kanë publikuar foto nga vendet e njëjta, duke i vërtetuar fansave se janë rikthyer dhe janë shumë të lumtur si çift.
Jo të gjitha mund t’i shihni në rrjete sociale, por dy reperët s’mund t’i shpëtojnë dot syrit të mprehtë të fansave të tyre në të gjithë botën.
Dikush i ka fotografuar teksa shijonin detin dhe diellin e nxehtë në Dubai, në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa “Prive” ka publikuar videon.
Madje, Mozzik dhe Loredana kanë nisur të mos i kursejnë as komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur tëveshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna.
Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.
Siç duket atij i ka pëlyqer shumë Loredana me këtë veshje, ndaj nuk e ka përmbajtur dot më veten. Edhe Loredana ja ka kthyer përgjigjen menjëherë. “A mund të njihemi?”, i ka kthyer ajo dhe komentin e Mozzik e ka vendosur në krye të të gjithave. Kjo do të thotë se dyshja kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre dhe se lidhjen e kanë nisur sërish nga zero.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!