Pak ditë më parë, Jozefina Topalli humbi të ëmën dhe ditën e sotme ajo ka reaguan me një postim të ndjerë kushtuar saj në Facebook.
Advertisements
Topalli shkruan se “nëna u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tme.rrshem”.
Mesazhi i Topallit:
Advertisements
“Deshta me te dashte!
Te dashur miq
Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.
Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.
Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate.
Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise.
Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha.
Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes.
Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.
Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime.
Ai ishte perqafimi jone i fundit.
Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tm.errshem.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!