Pas ardhjes në jetë të vajzës së Ledrit e Sarës, një kuriozitet i madh ka qenë për emrin që çifti i vendosi vogëlushes. Poem Blu, një emër i bukur dhe i veçantë, të cilin Sara dhe Ledri nuk e kanë gjetur vetë.
Advertisements
Në një postim të fundit, Sara tregon se emrin ia ka sugjeruar një fans dhe e falenderon atë publikisht.
“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin “Poem”. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë, të falenderoj nga zemra”-shkruan Sara.
Advertisements
Partnerja e reperit shqiptar ka folur dhe për lindjen e vogëlushes, e cila ka qenë natyrale dhe aspak e lehtë. Ato tregon se ka zgjatur 12 orë.
“Po me vëlla, kur do bëhet Poem”, ka qenë pyetje tjetër nga një ndjekës, ndërsa një përgjigje epike nuk mungoi as nga Sara. “Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë se është akoma herët. Dhe ta shijojmë dhe pak Poem mirë e mirë”, ka thënë ajo.
Kujtojmë që Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë më 14 dhjetor të vitit që lamë pas të një vajze të quajtur, Poem Blu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!