Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, zhvilloi këtë të enjte ka një bashkëbisedim me nxënës nga i gjithë vendi lidhur me rregullat e dhënies së provimeve të maturës, siç ishte rikthimi i pyetjeve me zhvillim në teste. Këtë vit testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij. Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit.
Advertisements
“Nisur nga kërkesat e shumta të maturantëve, kemi vendosur që këtë vit një pjesë e pyetje të jenë me alternativa dhe zhvillim. Testi ka 60 pikë, 20 pikë i kanë ato me alternativa. Do të ketë 3 nivele vështirësie, 40% e testit. Niveli më i lartë i vështirësisë do të ketë vetëm 20%. Tre do të jenë provime të detyrueshme. Vetëm një provim do të jetë më zgjedhje. Do i keni të gjitha në programet orientuese.
Do aplikojmë dy mënyra; atë elektronike me skanim, ndërsa pyetjet me zhvillim do të vlerësohen nga mësuesit. Ajo me alternativa është pilotuar për një pjesë të nxënësve, dhe aplikohet në vendet europiane, sepse garanton saktësi të lartë dhe shmang problematikat. Nuk duam t’jua shtojmë stresin por duam të garantojmë një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë. Meritokracia të jetë baza e procesit. Për këtë vit kemi vendosur ta ndryshojmë rregullarin. Nëse një nxënës konstatohet me celular, përjashtohet por mund ta japë në vjeshtë”, -tha ndër të tjera ajo.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!