Psikologu Ryan Niemiec këtë ushtrim e quan Pauzë ndërgjegjësimi. Përbëhet nga dy hapa, dhe ju duhen vetëm 10 – 15 sekonda!
Advertisements
“Jeto momentin”, “Moment pas momenti”, “Thjesht, merr frymë”, “Qëndro tani dhe këtu”, “Përballu me problemet tuaja” – Kush nuk ka dëgjuar edhe për këto koncepte të vetë ndihmës.
“Përqendrohu dhe bëhu i vetëdijshëm”? Pra, çfarë të bëjmë kur përballemi me një moment stresues, kur duhet ta japim më të mirën nga vetja, të përpiqemi të arrijmë rezultate më të mira, apo vetëm të qetësohemi, të qëndrojmë me të dyja këmbët në tokë, të relaksohemi….Kujtoni cilëndo situatë qoftë – nga tollovitë në komunikacion deri te takimi i rëndësishëm afarist.
Advertisements
Psikologu Ryan Niemiec e quan këtë ushtrim Pauzë ndërgjegjësimi.
Përbëhet nga dy hapa:
1. Ndaluni dhe përqendrohuni në marrjen dhe nxjerrjen e frymës rreth 10 – 15 sekonda.
2. Përfundojeni me pyetjen: Cilat karaktere të mia më të mira tani do t’i shfaq? Pse është efektiv ky ushtrim? Është i shkurtër. Njerëzit i duan ushtrimet e shkurtra të ndërgjegjësimit dhe të gjithë mund t’i ndajnë 10 – 15 sekonda në ditë. Pauza e ndërgjegjësimit ju çon në momentin dhe ju detyron të jepni më të mirën nga vetja… pa marrë parasysh çfarë punoni aktualisht.
Ju përgatit që të jeni versioni më i mirë i vetes, të jeni të gatshëm për momente të vështira, të përballoni stresin dhe t’i tregoni më lirshëm karakteret më të mira. Siç shkruan më tej Niemiec në “Pshchology Today”, ky ushtrim vërtet ka sukses. Është treguar i efektshëm. Ky ushtrim sjell në mendje atë më të mirën te ju. Përqendrohuni në diçka pozitive dhe do ta keni të qartë çfarë është më e rëndësishme në momentin e caktuar. Pauza e këtillë na ndihmon që gjithmonë të kemi në mendje atë që kemi karaktere të mira dhe forcën të cilën mundemi menjëherë ta përdorim!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!