Ministrja Kushi: Sezoni i provimeve të zgjatet në 45 ditë, ja rastet kur studentët do të rikthehen në auditore

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për shtyp foli sa i përket zhvillimit të sezonit të provimeve në universitete. Ministrja kërkoi që sezoni të zgjatet me 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi.

Advertisements

Kushi u bëri thirrje universiteteve që lëndët për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, ta zhvillojnë në klasë. Ajo vijoi më tej duke thënë se për ata studentë që nuk kanë mundësi të japin provimin këtë sezon duhet t’u mundësohet një tjetër periudhë.

“Në ato raste kur provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet “online”, për arsye të specifikave të lëndës, sipas vlerësimit të vetë universiteteve, provimi mund të zhvillohet në auditorë, duke respektuar me korrektësi maksimale zbatimin e protokolleve anti-Covid. Universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në këtë sezon, në varësi të mundësisë apo pamundësisë të tyre për arsye që lidhen me pandeminë.

Advertisements

Sugjerojmë që kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, për të mundësuar distancë midis provimeve dhe për të parandaluar mbipopullimin e mjediseve të universiteteve”, tha ajo. Sipas ministres Kushi, kohëzgjatja e sezonit po ashtu do të bëjë të mundur që studentët të kenë më shumë mundësi për t’u përgatitur për provimet. Kushi po ashtu propozoi që mungesat në mësimin e zhvilluar online mos t’i penalizojë studentët.

“Kohëzgjatja e sezonit do t’i ndihmojë edhe studentët që të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur në këto provime. Sugjerojmë që mungesat e studentëve në leksionet apo seminaret “online” të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë objektive që mund të kenë pasur një pjesë e studentëve gjatë kësaj periudhe”, tha ajo. Sakaq, ministrja theksoi se duhet të merren masat e nevojshme për të bërë të mundur mospërhapjen e virusit.

Sa i përket numrit të personave që duhet të jenë në një klasë gjatë provimeve, ajo theksoi se në klasë nuk duhet të jenë më shumë se 15 studentë. “E konsideroj shumë të rëndësishme të sjell edhe një herë në vëmendjen tuaj garantimin e kushteve për të minimizuar riskun e infektimit për studentët, pedagogët dhe të gjithë stafet universitare. Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, duke garantuar distancën e nevojshme”, bëri me dije ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakReshje të dendura shiu dhe shtrëngata, mësoni si do të jetë moti sot
Artikulli tjetërStudimi i fundit! Dy maska mbrojnë më mirë nga koronavirusi