Meta shkon për vizitë në familjen e Klodian Rashës, pritet nga prindërit e tij

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shkuar paraditen e djeshme në një vizitë në familjen e të riut Klodian Rasha, i cili u v.ra nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Mësohet se Meta është pritur nga pindërit e të riut që humbi jetën, ndërsa mësohet se është shprehur se nuk ka shkuar më parë për të shmangur politizimin e çështjes.

Advertisements

“Nuk kam ardhur më parë se s’kam dashur ta politizoj”, ka thënë Meta.

Meta kishte preferuar që të mos shkonte në banesën e familjes Rasha në ditët pas ngjarjes, në ndryshim nga kryeministri Rama i cili shkoi disa herë për vizitë, nga kreu i PD-së Lulzim Basha apo dhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Advertisements

Mëta shoqërohej në vizitë gjatë ditës së djeshme nga këshilltarët e tij, ndërkohë që familja Rasha tashmë duket se ësht në pritje të vendimit të Gjykatës për efektivin e Shqiponjave Nevaldo Hajdëraj, i cili qëlloi mbi djalin e tyre.

Klodian Rasha u vra nga një punonjës i Policisë së Shtetit, teksa kishte dalë nga banesa e tij për të blerë cigare, duke thyer orën policore të vendosur nga qeveria, që sipas saj shërben për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Fillimisht mbi të riun, policia tentoi që të hidhte baltë duke thënë se ishte një person i rre.zikshëm dhe me precedentë penalë, por pas hetimeve rezultoi se në momentin kur është që.lluar Rasha nuk ka pasur ar.më, dhe nuk ka rrezikuar jetën e efektivit.

Në ditët pas vrasjes, në Shqipëri u bënë disa protesta, disa prej tyre dhe me elementë të dhunshëm, ndërsa familja e 25-vjeçarit kërkoi vetëm drejtësi për vr.a.sësin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPika e kalimit në Kapshticë e mbyllur deri më 8 mars, ja pse u mor ky vendim nga qeveria greke
Artikulli tjetërSa ditë mbijeton Covid-19 në rrobat prej pambuku dhe cilat e transmetojnë më lehtë, në çfarë temperature duhet të lahen veshjet që virusi të ike