“Më thuaj një dëshirë” sapo na zbuloi edhe dëshirën më të madhe të Fjoralba Ponarit!

Fjoralba Ponari zbuloi para disa javësh se këtë vit do të shfaqej në ekran me një projekt të ri televiziv. “Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni, i cili ka në qendër fëmijët dhe na ka transmetuar mjaft emocione.

Advertisements

Pjesë e tij janë bërë edhe të rriturit, të cilët surprizohen nga fëmijët.

Fjoralba dëgjon dhe plotëson dëshirat e të gjithëve, por ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë dëshirën e moderatores.

Advertisements

Në fakt, emisioni “Më thuaj një dëshirë” na zbuloi edhe dëshirën e saj, që është pikërisht partneri i zemrës.

Në një video me të dashurin në makinë, Fjoralba shkruan:

“Shihemi sot në 17:00! Ja dhe dëshira ime, mqs më pyesni shpesh.”

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/02/88778941_187287123183226_2334475565761777818_n.mp4?_=1
Më herët, Fjoralba ka treguar se e ka shijuar në maksimum emisionin e saj, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBasti i guximshëm i Rexhep Tajip Erdoganit: Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë
Artikulli tjetër13 persona humbin jetën, rekord i rasteve të reja