“Më qortuan, por …”- Bëri simbolin e shqiponjës në mes të Rusisë, rrëfehet Era Istrefi: Suksesin tim ua atribuoj shqiptarëve

Era Istrefi është ndër këngëtaret shqiptare që po “pushton” tregun muzikor ndërkombëtar.

Advertisements

Suksesi më i madh i saj ishte performimi në finalen e Kampionatin Botëror në Russia 2018, përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.
Vëmendjen e tërhoqi një foto e saj, teksa bënte simbolin e shqiponjës në stadium.

Gjatë një bashkëbisedimi me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja u shpreh se e ndjeu si obligim ndaj shqiptarëve për mbështetjen e dhënë, duke u atribuar atyre suksesin e saj.

Advertisements

Ndërsa pranoi se u qortua për gjestin patriot që bëri.

“E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëj shqiponjën, si obligim moral ndaj shqiptarëve, para qindra mijëra vetave në stadium, ishte minimumi që mund të bëja për gjithë atë mbështetja që më dhanë.

Më kanë qortuar pak por u tregova ekipit të menaxhimit se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë në atë moment dhe nuk mund ta mbaja veten. Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve, ashtu e ndjeva”,– u shpreh Era Istrefi.Ndërsa u shpreh se ka punuar shumë për të arritur këtë sukses dhe se ndihet e privilegjuar që ka hyrë në mesin e vajzave shqiptare me famë botërore që lobojnë për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Arritja është ëndërr që e kisha çdo natë, kam punur dhe pak pasur shumë pasion për këtë profesion, ndihem e privilegjuar që kam hyrë në mesin e vajzave shqiptare, si Dua Lipës, Bebe Rexhës, Ava Max, Rita Orës, që kanë lobuar për Kosovën dhe Shqipërinë”– tha këngëtarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDramat e perputhen vazhdojne: Lediana eshte e fejuar !
Artikulli tjetërLedjana e fejuar? Reagon konkurrentja e Përputhen