Loredana dhe Mozzik po sjellin këngë për Shën Valentin? Detaji që nxiti dyshime

Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre. Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën.

Advertisements

Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik.

Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik.

Advertisements

Ata kanë nisur t’i bëjnë herë pas here komente njëri-tjetrit në rrjete sociale, madje edhe sot janë bashkë dhe na treguan prova për këtë!

Mozzik dhe Loredana janë shfaqur sot në të njëjtën studio muzikore, teksa kanë punuar të dy për një projekt që me shumë mundësi do të jetë i përbashkët!
Ja dhe fotot e tyre:

Në fakt, Shën Valentini është afër dhe kjo nxit dyshimet se dyshja po sjell ndonjë projekt bombastik për ditën e të dashuruarve, siç janë edhe ata vetë por i fshihen syve të publikut!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudimi i ri/ Asimptomatikët kanë pasoja nga Covid-19, ja çfare ju ndodh në mushkëri
Artikulli tjetërBritani, edhe virusi afrikan/ Në Londër po bëhen testime masive për të izoluar vatrat