Duke qenë një prej personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar, doemos këngëtarja Enca Haxhia do të jetë edhe një prej emrave më të përfolur.
Advertisements
Ç’nuk kemi dëgjuar për të lart e poshtë, por e mira është që Enca i merr me sportivitet të gjitha fjalët.
Shumë herë e kanë bërë të dashuruar, të lidhur e të ndarë, por kurrë nuk kemi dëgjuar nga goja e saj të flasë specifikisht për një mashkull.
Advertisements
Teksa bënte një lojë me “thashetheme” në Instagram, këngëtarja iu përgjigj pyetes nëse është e vërtetë apo thashethem që ajo është e lidhur me një reper shqiptar.
“Je në një lidhje me një reper shqiptar”- shkruante ndjekësi të cilës Enca ia ka kthyer:
“False. Është bukur vetëm kur je adoleshente. Femrat e rritura meritojnë meshkuj të rritur. Kam shokë repera, që janë djem dhe shokë të shkëlqyer, por s’mendoj se lidhjet me reperat janë të shëndetshme.”- shkruan ajo.
Dikush nga fansat e ka pyetur më herët nëse është lezbike, sepse thashethemet lart e poshtë të paktën kështu thonë.
“Nuk është e vërtetë. Ndonjëherë shpresoj shumë të isha, sepse meshkujt ta shpifin. Por nëse do të isha, ju të gjithë e dini se unë jam e hapur dhe e sinqertë mjaftueshëm që të isha e para për ta pranuar. Shumë dashuri për komunitetin”, është përgjigjur Enca.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!