Lajmi fundit/ Shkencëtarët zbulojnë një tjetër mutacion të Covid-19, pretendohet se do shfaqet në muajt e ardhshëm dhe me një rrezikshmëri më të lartë

SHBA- Mutacioni kalifornian i Covid është më i rrezikshmi nga të gjithë. Metro shkruan se shkencëtarët pretendojnë se virusi do të shfaqet në muajin Maj dhe do të jetë 40% më i aftë për të infektuar qelizat.

Advertisements

Sipas shkencëtarëve ky mutacion krijon një rrezik më të lartë të vdekjes si dhe un numrin e antitrupave të siguruar nga vaksinat, apo infeksionet e mëparëshme. Autori i këtij studimi profesori Charles Chiu, tha se ende është e paqartë nëse vaksinat do të jenë më pak efektive nga këtij virusi.

“Do të doja të kisha lajme më të mira për t’ju dhënë – se ky variant nuk është aspak i rëndësishëm. Por për fat të keq, ne thjesht ndjekim shkencën. Djalli është tashmë këtu,” tha ai.

Advertisements

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut, Nigerisë dhe të Anglisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi ditor, 27 shkurt 2021
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 27 shkurt 2021