Një aksident është shënuar, mbrëmjen e sotme, në aksin Elbasan-Metalurgji. Një makinë tip “Benz” ka aksidentuar një këmbësor duke e lënë të plagosur.
Advertisements
Burime për “Panorama” konfirmojnë se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!