Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) në Greqi ka shtyrë deri në datën 8 mars 2021, ndalimin e hyrjes në Greqi të shtetasve që vijnë nga vendet e treta.
Advertisements
Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe ata që janë pjesë e Marrëveshjes së Shengenit.
Nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të gjithë qytetarët do të zbresin në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, po ashtu edhe fluturimet drejt këtyre dy vendeve do jenë të aksesueshme vetëm nga ky aeroport.
Advertisements
Për të gjithë qytetarët që shkojnë drejtë Greqisë është e vendosur një karantinë shtatë (7) ditore.
“Të gjithë pasagjerët që hyjnë në vendin tonë nga ndonjë vend i huaj, përfshirë Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, u nënshtrohen kufizimeve të detyrueshme parandaluese në shtëpi ose në vendin e qëndrimit të përkohshëm të përcaktuar në PLF formë, për shtatë (7) ditë, përveç nëse ata qëndrojnë në Greqi për një periudhë më të shkurtër, në këtë rast kufizimi i përkohshëm është i vlefshëm për këtë periudhë, dmth deri në largimin e tyre. Për më tepër, pasagjerët ndërkombëtarë do të kontrollohen pas mbërritjes, bazuar në procedurën e siguruar nga Formulari i Lokatorit të Pasagjerëve. Në rast se nga testet rezulton se ndonjë qytetar është pozitiv me COVID, karantina do të jetë e vlefshme për 14 ditë”, shkruajnë mediat e huaja.
Qytetarët që zbresin në Greqi duhet të jenë të pajisur me një test negativ prej 72 orësh. Po ashtu bëhet e ditur se udhëtarët do të testohen duke marrë mostra me rastin e hyrjes në territorin Grek bazuar në PLF.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!