COVID-19 i ka marrë jetën nënës së këshilltarit të Presidentit Ilir Meta, Emiljano Aleksit.
Advertisements
Prej disa javësh ajo ishte e infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aleksi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se e ëma do të përcillet për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare, për shkak të rregullave kundër Covid 19.
Advertisements
“Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet ditën e Martë ora 10:00 në Vokopolë (Kuçovë) Duke ju falenderuar për mesazhet e shumta për të ndarë dhimbjen me ne, Ju kërkojmë të na mirëkuptoni se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e varrimit do jetë familjare për Mamanë tonë!”, shkruan Aleksi në postimin e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!