Ishte në gjendje të rëndë nga Covid, babai i Çiljeta Xhilagës ndërron jetë

Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, është ndarë nga jeta, pas komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19. Pak ditë më parë, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”, por mungoi për shkak të gjendjes së të atit.

Advertisements

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha moderatori Isli Islami.

Ditën e sotme i ati i Çiljetës u nda nga jeta. Në Instagram, këngëtarja ka vendosur fjongon e zezë, simbol për dhimbje të tilla.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSkandali te Infektivi/ Zbardhet dosja hetimore, 7 minuta ‘tradhtuan’ infermieren Ronida Hysi
Artikulli tjetër“Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane”, kryeministri Rama i përgjigjet sërish ashpër thirrjes së Yuri Kim