Ibra zhbllokon ndeshjen me Crotonen, shënon golin e 500-të në nivel klubesh

Zlatan Ibrahimoviç zhbllokoi rezultatin e ndeshjes mes Milanit dhe Crotones, pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 30’, pas një shkëmbimi pasimesh mjaft të sakta me portugezin Rafael Leao.

Advertisements

Ky ishte goli numër 500 i gjigantit suedez në nivel klubesh, duke llogaritur ato të shënuara me fanellat e Malmoe, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

Me fanellën e Milanit Ibra ka shënuar plot 82 gola, ndërsa klubi me të cilin ka shënuar më shumë është ai i Paris Saint Germain, plot 156. Këto shifra konfirmojnë momentin mjaft të mirë të Ibrës, që ka shënuar 13 gola në kampionat këtë sezon dhe i është hapur oreksi për të vijuar të luajë ende, pavarësisht viteve mbi supe.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFationi :” Une mund ta kem dhe te dashur, grua apo…..
Artikulli tjetërNumrat nuk njohin rënie/ Ministria e Shëndetësisë nxjerr të dhënat: 1124 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ja sa pacientë ndërruan jetë