I thane se babait i tij kishte ndërruar jetë nga Covid-19, 18-vjeçarit i kërkohet ndjesë publike

Sot në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Xhuliano Mata, miku i të ndjerit, Qamil Seiti, 18 vjeçarit nga Memaliaj që humbi betejën me Covid-19. Pjesa e parë e emisionit iu kushtua kujtimeve të miqve me Qamilin.

Advertisements

Xhuliano informoi redaksinë tonë pasi u mbyll lidhja se kishte ndërruar jetë dhe Lefter Seiti, babai i Qamilit që ishte në gjendje kritike. Nisur nga afrimiteti i djalit me familjen e Seitit dhe vetë të ndjerin e dhamë një lajm të tillë në emision, pa e verifikuar.

Ishte një gabim nga ana jonë, pasi lajmi ishte i pavërtetë. I kërkojmë ndjesë publike familjes Seitit për dhimbjen e shkaktuar. Urojmë që Lefteri të fitojë betejën e tij ndaj COVID-19.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i keq për ata që duan të udhëtojn drejt Gjermanisë, shtyhet data e hapjes së kufinjve
Artikulli tjetërDurrës/ Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij, policia jep detaje të mëtejshme