I fundit! Lajm i hidhur nga Italia, merret vendimi i ri pas rritjes së shifrave nga virusi

Ministria italiane e Shëndetësisë njoftoi sot një forcim të masave në tre rajone për të luftuar epideminë CO VID-19.

Advertisements

“Rajoni i Campania-s, që përfshin Napolin, Emilia-Romagna-n me qendrën e saj administrative, Bologna, si edhe Molise, do të lëvizin nga kategoria “e verdhë” (me rrezik të moderuar) në kategorinë “portokalli” (me rrezik të mesëm) nga e diela”, specifikoi ministria.

Kjo nënkupton mbylljen e bareve dhe restoranteve, që mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 në rajonet “e verdha”, raporton ATSh.

Advertisements

Gjithashtu, nënkupton edhe kufizime shtesë udhëtimi, sipas të cilave banorët në rajonet “portokalli” nuk mund të largohen nga komuna e tyre e banimit, përveçse për arsye profesionale ose në rast urgjence.

Deri më tani, vetëm pesë nga njëzet rajone, përfshirë Toskanën dhe Umbrian në qendër, janë “portokalli”, ndërsa pjesa tjetër e Italisë është “e verdhë”.

Sidoqoftë, një numër kufizimesh të lokalizuara janë vendosur në zonat e prekura nga variante më ngjitëse të virusit të ri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPersonazhi i njohur shqiptar i ofroi 1 milionë euro për të kaluar një natë bashkë, Mihrije Braha tregon si reagoi bashkëshorti i saj kur e zbuloi
Artikulli tjetër‘Nami’ te Infektivi, 24-vjeçari godet mjekun në detyrë, nuk i kishte trajtuar si duhet të afërmin