I fundit/ COVID-19 i merr parakohe bashkëshorten, maratonomaku i njohur shqiptar rrëqeth me dedikimin e tij (FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për familjen e maratonistit të njohur shqiptar Sotiraq Qiriaqi. COVID-19 i ka marrë mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij, Lorin.

Advertisements

Mes dhimbjes së madhe, Sotiraqi e ka dhënë vet lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lori gjysma ime më e mirë u largua sot nga unë përgjithmonë, mbas një beteje me COVID. Nuk rezistoi dhe u nda nga jeta, nga unë, nga të dashurit dhe miqtë tanë”, shkruan ai.

Advertisements

Sotiri me bashkëshorten e tij ishin të pandashëm, por fatkeqësisht kjo sëmundje i ndau ata fizikisht përgjithmonë.

Pas këtij lajmi rrjeti është përlotur nga dedikimet prekëse të miqëve të tyre.

Disa nga dedikimet:

“Sot duke mos mund te ia dalë covid-19, qenka ndare nga jeta mikesha ime znj Lori Qiriaqi.

Ndjej nje dhembje te madhe per shuarjen e nje ylli sic ishte Lori. Dua gjithashtu ti shpehi ngushllime mikut, sportistit te madh Sotir Qiriaqi duke i dhene force per te ndare bashk humbjen e me te dashures se tij.”

“Na mërzite pa masë Lori Qiriaqi, na mërzite pa masë…

E le Sotir Qiriaqi vetëm. Nuk u ndatë kurrë për asnjë çast.

Të qoftë dheu i lehtë Lori!

Sotir bëhu i fortë i nderuar!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë koha gjatë gjithë kësaj jave dhe dita kur pritet të bjerë borë në Tiranë
Artikulli tjetërE futën 3 herë në ujë për ta pagëzuar në Kishë, nderron jete në spital foshnja 6-javësh, flet kleriku shqiptar