I fundit! Anëtari i Komitetit të Ekspertëve zbulon cila do të jetë masa e parë që merret nëse ka shtim rastesh

Shefi i Mikrobiologjisë dhe anëtari i Komitetit Teknik, Andi Koraqi, ka folur për masat shtrënguese anti-covid. Në fjalën e tij Koraqi ka theksuar se ka një rënie të lehtë të pozitivitetit të të infektimeve dhe për këtë arsye vendi nuk ka nevojë për rreptësim masash.

Advertisements

Sipas tij, karantina totale nuk ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur, teksa përmendi rastin e Greqisë. Ndërkohë që në ndryshim nga herët e tjera kur Komiteti mblidhej çdo dy javë, këtë herë pritet që të ketë një mbledhje tjetër gjatë ditës së hënë.

Sipas Koraqit një nga masat që mund të merren është dhe kalimi i shkollave tërësisht online, nëse vërehet se ka rritje të inefktimeve në radhët e të miturve.

Advertisements

Pse u arrit në vendimin për të mos i ndryshuar masat pavarësisht shifrave të larta?

“Së pari këto masa janë marrë dy javë më përpara dhe reflektimi i këtyre masave do dy deri në tre javë. Kështu që vendosëm të mblidhemi sërish javës tjetër që t’i shqyrtojmë nëse janë efektive ose jo.

E dyta, indikatorët kanë treguar që nuk ka përkeqësim të situatës. Kemi një rënie shumë të lehtë të pozitivitetit. Nuk kemi rritje, e cila duhet parë nëse është stabël ose jo dhe kjo do të shihet javës tjetër.

Kapacitetet spitalore nuk janë të ezauruara, janë në nivel 70-80% dhe janë më se të mjaftueshme për të mos agravuar situatën. Nga ana tjetër edhe në vendet e tjera mbyllja nuk ka pasur ndonjë rezultat. Për shembull Greqia, pavarësisht se ka një lock-doën prej disa kohësh, rastet janë dyfishuar”, tha Koraqi në klan.

Kur nuk ka rezultat lock-doën me oraret që janë në harqe kohore që janë më të mbledhura, ka nevojë vendi t’i shkojë një karantine të plotë?

Edhe mbyllja edhe karantinimi total në Greqi nuk ka rezultuar të ketë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër, këto masa që janë marrë, nëse respektohen mendoj se duhet të japin rezultatin e vet. Nëse ne respektojmë mbajtjen e maskave dhe higjenizimin e duarve, nuk ka pse të kalojmë në masa më të rënda.

Cili është skenari që propozoni për këto masa?

Nëse ulja e rasteve është e qëndrueshme, atëherë nuk ka arsye përse të mbyllet. Nëse gjatë kësaj jave do të kemi rritje të pozitivitetit, duhet parë edhe grupmosha, se cilës grupmoshë i është rritur pozitiviteti, atëherë do të propozohen masa të tjera.

Për shembull nëse grupmosha e shkollave nga 12-18 vjeç do ketë rritje, masa e ardhshme do të jetë kalimi i këtyre shkollave totalisht online.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGreqia shtrëngon masat për Covid-19, ja vendimi qe u more
Artikulli tjetërMe 140 km/orë dhe nën atmosferën e këngës popullore, i riu që humbi jetën në Rrugën e Kombit po ecte me shpejtësi skëterrë, 33-vjeçari publikon VIDEO pak minuta para aksidentit qe i mori jeten