Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni kujton kontributin që artisti ka dhënë në folklorin shqiptar.
Advertisements
Hyseni e quan Çipën “prici i polifonisë shqiptare”. I dashuri i përjetshëm i isopolifonisë s’mund të lindte ditë tjetër, veç 14 Shkurtit. Lefter Çipa, me portret të sertë tipik lab e karakter të paepur bregas, por me ëmbëlsi vargu e delikatesë shpirti, buronjën e malit e ktheu në lot emocioni, dallgët e detit i ngacmoi e luajti me to si një “Don Zhuan” valësh, shkrepat e thepisur të maleve i mbylli mes strofash, aromën e trëndelinës shpërtheu mes vargjeve. Ky mbrojtës i pashoq i traditës sonë të rrallë dhe patrioti i madh i shqiptarisë, është simbol i gjallë i atdhedashurisë, burim frymëzimi e krenarie për ne, një model i pavdekshëm për brezat e rinj”, shkruan ai në një postim ne “Facebook”.
“Në panteonin e polifonisë dhe folklorit shqiptar është skalitur froni i nderit prej kohësh, e po ashtu ka fituar pavdekësinë mes këngësh e vargjesh, ndaj i uroj nga zemra në këtë ditëlindje, mos vdeksh kurrë o Lefter Çipa, rrofsh sa polifonia jonë, sa malet e Akrokerauneve, këngët t’u bëfshin mal e malet u kthefshin në këngë!”, e mbyll shkrimin deputeti.
Advertisements
Lefter Çipa është një nga poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1997-2008. Autori i 18 librave të botuar me poezi. Ndër ta, më të lexuarit janë:
“Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”.
Autori i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet polifonike. Ka qenë pjesëmarrës në gjashtë festivale folklorike kombëtare, në Gjirokastër, Berat, Lezhë. Mban urdhrin “Naim Frashëri”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!