Një ditë pasi humbi babain e tij nga COVID-19, mjekun e nderuar neurolog Ali Kuqi, djali i tij po ashtu mjek ka bërë një denoncim të fortë për spitalin COVID 1.
Advertisements
Kuqo akuzon shefen e Infektivit, Najada Çomon se nuk i ka ofruar shërbimin mjekësor të nevojshëm babait të tij pranë spitalit Covid.
Ai shkruan gjithashtu se ka prova që vërtetojnë se Çomo nuk ia ka shtruar të atin e infektuar në spitalin Covid (Infektivi).
Advertisements
“Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj,”- shihet që shkruan Altin Kuqo.
Reagimin mjeku e bëri në një postim të faqes zyrtare e QSUNT, reagimi i cili ka sjellë shumë komente nga kolegët e tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!