“Historia e biçikletës sime”/ Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me stilin e tij, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë zbulon çfarë fshihet pas

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisherti ka treguar për emisionin ‘Hard talk’ se gjatë jetës së tij la ushtruar disa profesione, si mësues matematike, trajner futbolli dhe ka si pasion kitarën.

Advertisements

-Çfarë angazhimesh të tjera keni pasur përveç se keni qenë mësues?

-Unë kam marrë të gjithë librat e trajnerit të futbollit dhe kam marrë licencën për trajner futbolli.

Advertisements

-Në cilin vit kjo?

-Në vitin 1990. U bëra këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Atëherë ishte trajner një gjerman.

-Cilët futbollistë të dëgjuar keni trajnuar ju?

-Ilir Kepën, golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Edi Martinin, Çlirim Basha etj. Për këtë po shkruaj dhe një libër.

-Të gjithë deputetët lëvizin me fouristrada luksoze, ju jeni i vetmi që lëvizni me biçikletë. Pse përdorini biçikletë?

-Unë e kam fouristradën gri. Duke udhëtuar me biçikletë unë jam larg trotuareve ku kalojnë njerëz dhe në këtë mënyrë nuk mund të infektohem me Covid-19. E dyta, më bën mirë të lëviz fizikisht. Ajo biçikleta që kam unë e çon shalën në funksion të dëshirës që ke, dhe e ke më të lehtë të ikësh në rast të një problemi që mund të kesh.

-Po pasione të tjera ke?

-Po, kam kitarën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë në Lezhë, dy punëtorë bien nga skela dhe dërgohen me urgjencë në spital
Artikulli tjetërPublikohet bilanci ditor i Covid-19 në vendin tonë, numri i infektimeve dhe humbjeve të jetës është shqetësues