FLORIDA-Dy gra në Florida janë veshur si gjyshe për të marrë dozat e vaksinës anti-Covid. Sipas CNN, lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Florida, i cili ka thënë se grat ishin të moshën 44 dhe 34 vjeç. Ato kishin shkuar në qendër të mas kuara me mbulesa, dor eza dhe syze.
Advertisements
“Dy gra u kapën duke u përpjekur të merrnin dozat e dyta të vaksinës Covid-19 duke u veshur si gjyshe. Gratë erdhën në vendin e vaksinimit të veshur me mbulesa, doreza dhe syze në një përpjekje për të marrë vaksinat e tyre, gratë ishin 44 dhe 34 vjeç,”-thuhet në njoftim.
Të dy gratë kishin karta të vlefshme vaksinash që vërtetonin se kishin marrë dozat e para. Atyre iu refuzuan dozat e dyta. Zyrtarët shëndetësorë nuk e dinin se si gratë kanë qenë në gjendje të merrnin vaksinat e tyre të para dhe nëse ishin veshur edhe atëherë në të njëjtën mënyrë.
Advertisements
Gratë u dorëzuan në polici, por vetëm u paralajmëruan për shkelje, asnjë masë tjetër nuk u morë ndaj tyre.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!