Një burrë është urdhëruar nga gjykata t’i paguajë ish-gruas mijëra dollarë për kohën e saj të punës shtëpiake dhe kujdesit ndaj fëmijëve, gjatë viteve të martesës së tyre, në një vendim historik të gjyqtarëve të divorcit në Pekin.
Advertisements
Verdikti ka ndezur një debat të gjerë në Kinë, pasi burri u urdhërua t’i paguajë ish-bashkëshortes 50,000 yuan për pesë vitet e punës shtëpiake të papaguar.
Zhvillimi vjen pas miratimit të një kodi të ri civil kohët e fundit, i cili ka si qëllim mbrojtjen më të mirë të të drejtave të individëve.
Advertisements
Legjislacioni u lejon njerëzve të padisin për kompensim partnerët e tyre gjatë divorcit, nëse kanë mbajtur më shumë përgjegjësi gjatë lidhjes së tyre, si për shembull me punët e shtëpisë.
Në rastin në fjalë burri i njohur si zoti Chen, kërkoi divorcin vitin e shkuar nga gruaja e tij zonja Wang, pasi ishin martuiar në 2015.
Duke vendosur në favor të gruas, gjykata zonale e Fangshan urdhëroi Chen të paguajë ish-gruan e tij 2,000 yuan çdo muaj si dhe një pagesë prej 50,000 yuan për punën e saj shtëpiake të mëparshme.
Gjykatësi tha se ndarja e pasurisë bëhet me anë të ndarjes së aseteve ndersa kishte shtuar më pas: “Puna shtëpiake përbën një vlerë të pandryshueshme”.
Rasti ka nisur një debat të gjerë në mediat sociale mbi vlerën e llogaritur të punëve shtëpiake, teksa shumë thonin se ishte nënvlerësuar, ndërsa të tjerë duartrokisnin vendimin.
“Një dado e ka rrogën disa mijëra yuan në vit, prandaj kjo pagesë është shumë pak,” shkruante një prej tyre.
Ndërsa një tjetër tha: “Gratë duhet të kenë pavarësinë e tyre. Mos e lini punën pasi të martoheni.”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!