Genc Sulçebe tregon arsyen pse rastet me koronavirus po rriten në Shqipëri: Ja muaji kur pritet të arrihet imuniteti i tufës

Imunologu Genc Sulçebe u shpreh mëngjesin e sotëm se rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka ndodhur për shkak të disa faktorëve, që nisin me kushtet e motit, ulja e temperaturave, mosmbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, apo edhe grumbullimet.

Advertisements

Lidhur me atë që quhet imuniteti i tufës, Sulçebe tha sipas përllogaritjeve të përafërta, në Tiranë ritmi i shpërndarjes së virusit është 5-6 % në muaj dhe sipas përllogaritjeve tona 40 % e qytetarëve e kanë kaluar, atëherë në fund të qershorit duhet ta kemi arritur imunitetin e tufës të paktën në qytetin e Tiranës.

Sot jemi në kushtet kur njerëzit rrinë më shumë brenda se sa jashtë. Mos harroni se për shkak të temperaturave nuk mund të bëhet as ajrosja e ambienteve të brendshme, ashtu siç mund të bëhej gjatë muajve të ngrohtë. Janë edhe festat apo grumbullimet e ndryshme në salla apo zyra, ku mbajtja e maskave është e domosdoshme.

Advertisements

Në bazë të studimit që kemi bërë, nëse në fund të qershorit ishim 7 % në fund të dhjetorit ne shkuam 45 %, pra me një rritje 5-6 % në muaj. Me këto ritme ne mund të shkojmë në mbi 70 % në muaj. Këtu nuk llogarisim vaksinat”, tha Sulçebe.

Sipas tij, në rang vendi jemi shumë larg imunitetit të tufës, pasi jemi në 20-25 %.

“Ka të bëjë dendësia e popullsisë. Në Tiranë ka një dendësi të madhe dhe ka një përhapje të madhe të virusit”, tha imunologu Sulçebe për abc news.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇ’po me monedhat e huaja? Shënojnë sërish rënie, ja si është këmbimi valutor për sot
Artikulli tjetërJa shenjat e horoskopit që do të fitonin një ‘Oskar’ për gënjeshtrat që thonë