Pandemia vetëm në auditore! Ministrja Evis Kushi ia ‘kërcet topit’ në Elbasan, volejboll në palestër bashkë më Taulant Ballën…për socialistët s’ka COVID-19

Në kohë pandemie, ku auditoret janë boshatisur si pjesë e planit të masave anti-COVID, ministrja shkon vetë në një ndeshje me të paktën 12 persona të tjerë që luajnë në një ambient të mbyllur.
ELBASAN– Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nisur, edhe pse jozyrtarisht, duke bërë që partitë të ndezin ‘motorët’ dhe të aktivizojnë strukturat. Sot ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë ogranizuar një ndeshje volejbolli me të rinjtë e FRESSH.

Advertisements

“Super të paparë vajzat e djemtë energjikë të FRESSH Elbasan gjatë kohës së bukur që kaluam në volejboll. Me ju, çdo ndeshje bëhet më e lehtë! Pas takimit që patëm me ta për çështje organizative në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, bashkë me Taulantin iu përgjigjëm pa hezitim ftesës së tyre për një lojë. Faleminderit të gjithëve për kohën!,”-shkruan ministrja duke ndarë edhe foto nga ndeshja.

POSTIMI I PLOTË:

Advertisements

https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-0/p235x350/147697203_208904937591615_3349619432850465825_o.jpg?_nc_cat=111&ccb=2&_nc_sid=110474&_nc_ohc=GNWqsFLRcNMAX9kNLPE&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&tp=6&oh=032bc11ea599bcd4f58935e585c04152&oe=6043C946

Por në një kohë pandemie, ku auditoret janë boshatisur si pjesë e planit të masave anti-COVID, ministrja shkon vetë në një ndeshje me të paktën 12 persona të tjerë që luajnë në një ambient të mbyllur.

Ndërkohë shifrat e pandemisë në vend janë çdo ditë në rritje. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 viktima dhe 1124 qytetarë të infektuar.

Mesa duket rreziku i infektimit nga pandemia ekziston vetëm brenda sallave të leksioneve, ndërsa në palestra teksa luhet sport, pandemia “zhduket”. Kjo nuk është hera e parë që një socialist shkel rregullat e vendosura për të shmangur përhapjen e pandemisë, duke lënë të kuptohet se mesa duket për ta COVID-19 nuk ekziston. Ndërkohë që mister mbetet fakti se ku ndodhet Policia e Shtetit në takime të tilla, kur qytetarëve të thjeshtë nuk ua kusen gjobën, por mbyll sytë për pushtetarët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKa thyer këmbën në mal! 17-vjeçari nuk i ndal ulërimat, alpinistët mundohen ta zbresin, e ngushëllojnë me fjalë: Edhe pak se arritëm…
Artikulli tjetërVaksina e Oxford dhe Astrazeneca/ Japin mbrojtje të kufizuar ndaj variantit afrikan të Covid-19