Ajo aktualisht është në Down Under të Sydneyt ku do të fillojë rolin e saj si gjy qtare në “The Voice Australia”.
Advertisements
Dhe Rita Ora dukej mahnitëse ndërsa ‘mbylli një ditë të gjatë por emocionuese’, kur u shfaq e veshur me një bluzë të rastësishme dhe pantallona lëkure me ngjyra.
Këngëtarja, 30 vjeçare, i ndau disa fotografi me ndjekësit e saj në llogarinë personale në Instagram me 16 milionë ndjekësit e saj të martën, shkruan DailyMail.
Advertisements
Ajo veshi një bluzë të zezë me shkronja të bardha dhe të kuqe në pjesën e përparme e cila kombinohej me pantallonat e saj të pazakonta.
Këngëtarja e hitit “Bang Bang” i la flokët e saj bionde të lirshme, që i binin shpatullave dhe i kornizonin fytyrën.
Ajo buzëqeshi për kamerën me një fytyrë plotë me makijazh, duke marrë vëmendjen me buzët rozë dhe një ngjyrë të lehtë në sytë e saj.
Ylli shqiptarë kishte përzgjedhur aksesorë minimalë, vetëm duke shtuar disa unaza në pamjen e saj, por duke përdorur syze dielli të kuqe që përputheshin ndërsa pozonte në një çast.
“Sapo përmbyllëm një ditë të gjatë, por emocionuese !! A keni dëgjuar akoma zhurmë?”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive.
“Faleminderit të gjithë stacioneve të radios dhe platformave muzikore për mbështetjen! Jam shumë mirënjohëse”, shtoi ajo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!