Epidemiologu nxjerr prapaskenat: Virusi i ri ka ardhur në Shqipëri! Ky është qyteti ku janë zbuluar 4 raste

Erand Llanaj, Epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës në Akademinë e Shkencave Hungari bëri të ditur se në Shqipëri kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar me Covid.

Advertisements

Ai gjithashtu tha se nga informacionet që ka, janë evidentuar 4 raste me variantin e ri të Covid në Elbasan. “Nga informacionet që unë kam, ka dyshime se janë 3-4 raste, më duket në Elbasan”, bëri të ditur Llanaj.

“Virusi nuk ka ndryshuar mënyrën e ndërveprimit me organizmin apo imunitetin tonë për momentin. Që të arrijmë imunitetin e tufës duhet 67-70 për qind e popullatës të infektohen. Ne kemi më pak se 10 për qind të popullatës të infektuar dhe e kemi vënë sistemin shëndetësor dhe ekonominë në një streçim të jashtëzakonshëm.

Advertisements

Imagjino sikur të kishim 70% të popullatës në Shqipëri, 1.4 mln banorë të infektuar sot, e kuptoni çfarë katastrofe shëndetësore do të ishte.

Nuk është arritur kurrë një imunitet tufe nëpërmjet infektimit natyral, vetëm nëpërmjet vaksinimit ka ndodhur”, theksoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAfrohet i ftohti Siberik! Ja çfare sjell e premtja në Shqipëri
Artikulli tjetër‘Shefqet Ndroqi’ nuk pranon më pacientë. Familjarët presin në radhë për t’u çuar ushqim dhe veshmbathje të shtruarve